Kurti: Ekziston marrëveshja, kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet që të fillojë të zbatohet sa më shpejtë.

Ai, në një konferencë për media, është shprehur se në Bruksel më 4 Prill kryenegociatorët do të mblidhen për të diskutuar për ankesin e zbatimit të propozimit evropian.

“Takimi në javën e parë të prillit që do të mbahet në Bruksel nuk do të jetë ndërmjet meje dhe presidentit të Serbisë, por në mes kryenegociatorëve. Ata do të diskutojnë për çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar, pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja. Ajo është publike për të gjithë, është shumë e qartë. Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj, prandaj do të caktohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve”, ka thënë Kurti.

“Së pari, marrëveshja do të zbatohet, e para nuk do të ketë që diçka të zbatohet dhe diçka jo. Ashtu qysh nuk mund të ketë nënshkrim të një anshëm të marrëveshjes dhe as aneksit të zbatimit. Njësoj, nuk mund të ketë as zbatim të njëanshëm të marrëveshjes. Prandaj, marrëveshjet nuk duhet ta copëtojmë që të marrim pjesët e preferuara”.

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit