18.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Kurti, familjarëve të viktimave në Krushë të Vogël: Veç shpirti juaj e di dhimbjen e asaj dite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qe i pranishëm në 23-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe dhe në rivarrimin e shtatë viktimave të kësaj masakre.

Kurti tha se sot po i nderojnë shtatë burrat e atij vendi, të cilët po rikthehen në tokën e tyre, në siç e quajti ai, Krushën e Vogël të dhimbjes së madhe.

“Burrat dhe djemtë i grumbulluan në shtëpi e i vranë me breshëri plumbash. Të shtënat u dëgjuan në gjithë këtë zonë. Vec shpirti i juaj e di dhimbjen e asaj dite e gjurmët e pandreqshme e të përjetshme që ka lënë te ju”.

“112 shqiptarë u vranë në këtë masakër. 70 për qind e burrave dhe djemve të fshatit të moshës nga 13 deri 77 vjeç u zhdukën. 82 gra humbën bashkëshortet e tyre e 145 fëmijë mbeten pa baballarë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i qeverisë tha se historia e shtetit të Kosovës nuk mund të shkruhet pa Krushën e Vogël e të Madhe.

“Nuk mund të shkruhet pa adresimin e dhimbjeve dhe tmerrit të përjetuar, dëmeve e vuajtjeve të shkaktuara. Historia jonë është e shkruar me mbi 400 masakra të kryera gjatë viteve 1998-99 në Kosovë. Kjo histori nuk mund të harrohet e as rishkruhet, asnjëherë të ndryshohet”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Gjoni Palokaj drejt titullit në OKTAGON MMA — Lufta kryesore në Hannover më 13 shtator

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse (MMA), Gjoni Palokaj, është gati të shkruajë kapitullin e radhës në karrierën e tij premtuese. Me një rekord...

Bashkimi mposhti Trepçën në miqësore

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës në miqësoren e zhvilluar sonte në “Sezai Surroi” në Prizren, ku kishte rreth 1 mijë shikues. Ekipi prizrenas ka...

Lajmet e Fundit