20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Kurti këmbëngul se është kryeministër deri në zgjedhje

Lidhja Demokratike (LDK) ka afër finalizimin e programit qeverisës me subjekte politike, me të cilat synon ta ndërtojë qeverinë e re. Fokusi në të është vënë tek rimëkëmbja ekonomike pas pasojave të pandemisë.

Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, i cili është pjesë e grupit që ka negociuar koalicionin e ri, i ka thënë gazetës se takimet e rregullta me partnerët e koalicionit janë duke u zhvilluar lidhur me përgatitjen e programit. Sipas tij, zbatimi i dokumentit do të fillojë që nga dita e parë e punës së qeverisë së re, raporton KOHA.

“Në përgjithësi, fokusi i subjekteve politike është tek menaxhimi i pandemisë, si dhe te Programi i rimëkëmbjes ekonomike, natyrisht pa lënë anash edhe aspektet e tjera të sektorëve të ndryshëm, dhe tani për tani mund të themi se jemi në rrugë të mirë dhe se programi është përafruar në tërësi”, ka thënë Abrashi. “Programi i qeverisë Hoti është program i zhvillimit ekonomik, ku përfshihen menaxhimi i pandemisë dhe mëkëmbja pas pandemisë, për të kaluar më pas tek përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve në përgjithësi”.

Që nga fillimi i muajit, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ata të Nismës Socialdemokrate, me qëllimin për ta harmonizuar programin qeverisës, ani se me to e ka firmosur më herët marrëveshjen e koalicionit. Takimet janë zhvilluar edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta caktuar Hotin si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), parti e cila ka dalë e para në zgjedhje, e ka kontestuar në Kushtetuese dekretin, pasi ajo konsideron se pas mocionit të iniciuar nga LDK-ja që për prodhim pati rrëzimin e Qeverisë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Lajmet e Fundit