Kurti: Kosova përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencën dhe takimin e liderëve të organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES) në Bukuresht.

 

Kurti ka thënë se ishte kënaqësi të merrte pjesë në konferencën me temën “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë!”.

“Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Në fotot e publikuara shihet edhe takimi i Kurtit me kryeministrin e Rumanisë, Marcel Ciolacu, vendi i të cilit ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri udhëtoi dje për në Rumani, teksa kjo konferencë është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

 

Më Shumë

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit