4.4 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Kurti: Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve është përvoja jonë kolektive më e mirë

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar 32-vjetorin e faljes së gjaqeve në Verrat e Llukës të Deçanit, ku morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç’rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me moton “Duart e Pajtimit, Duart e Bashkimit”, Lëvizja Gjithëpopullore e Pajtimit të Gjaqeve (1990-1991), ishte prelud i përbashkimit të shqiptarëve para betejave të shumta që pasuan gjatë gjithë asaj dekade deri në çlirim e Kosovës më 1999.

“Lëvizja Gjithëpopullore e Pajtimit të Gjaqeve, është përvoja jonë kolektive më e mirë për forcën që mund të fitojmë nga të qenit të bashkuar si shoqëri dhe si komb! Andaj bashkë me kujtimet e kësaj periudhe të historisë moderne të Kosovës, kjo përvojë vlen edhe sot, për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ai.

Ndryshe, aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.

Më Shumë

Komuna e Rahovecit i jep mbështetje marshit “Drejtësi, jo politikë” që mbahet në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, duke realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit. Dy...

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Lajmet e Fundit