21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Kurti në Prizren: Qeverisjeve të dështuara u ka ardhur fundi

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar sot në Prizren.

Ai është takuar më studentë dhe me elektoratin e “Kurillës” dhe Hoçës së Qytetit.

Kurti u shoqëruar me kandidatët për deputetë dhe me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Komunikata e LVV-së në Prizren

Studentët jo rrallë herë kanë dëshmuar se dijnë të jenë prijës të ndryshimit. Duke filluar nga demonstratat studentore të vitit 1981, protestat e vitit 1997, e edhe sot ku vazhdojnë të jenë më të dalluarit nëpër universitetet më elitare në botë, ata kanë treguar se janë e ardhmja e shoqërisë sonë.

Sot, së bashku me kryeministrin në ardhje, Albin Kurti, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETEVËNDOSJE!, Artan Abrashi, Arber Rexhaj, Drita Millaku, Yllza Hoti dhe Uran Halimi, u mbajt takimi me studentë, ku u njoftuan me prioritetet e qeverisë Kurti si dhe mundësitë e tyre për punësim e zhvillim.

Studentët janë e ardhmja, dhe si të tillë, do të jenë bashkëpunëtorë të punës së pandalshme për Republikën që duam! Lëvizja VETEVËNDOSJE! do të përkushtohet për arsim cilësor të cilin studentët e meritojnë.

Tashmë secila lagje e secili fshat është përcaktuar për referendumin e 14 shkurtit. Në Kurillë, Hoçë të Qytetit dhe në Marash, kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputetë u pritën nga banorët, për t’i njoftuar ata me prioritetet e qeverisë në ardhje.
Qeverisjeve të njëpasnjëshme të dështuara tashmë u ka ardhur fundi. Lëvizja po lëviz pa u ndalur me ritmin e fitores.

Më Shumë

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

Bashkimi fiton dramën në Prizren, merr epërsinë në gjysmëfinale ndaj Borës

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Borës me rezultat të ngushtë 73:70 në palestrën...

Lajmet e Fundit