19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Kurti në Washington: Edhe në shekullin 21 kërkohet Serbia e Madhe

Kurti ne SHBAInstituti “The Emerging Democracies”, Carnegie Endoëment, në Washington, ka qenë nikoqir i liderit të Lëvizjes Vetënvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të mërkurën. Ata mbajtën një prezantim në lidhje me të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe perspektivën e tij evropiane.

Në ligjëratën e tij Albin Kurti foli për dy probleme kyçe, që sipas tij i ka Kosova.

“Problemi i parë kyç është qyteti i ndarë i Mitrovicës. Problemi i dytë kyç është papunësia shumë e lartë. Problemet kyçe nuk janë patjetër probleme të mëdha. Mirëpo, problemet kyçe bëhen problem të mëdha kur të provosh zgjidhje të gabueshme për to. Kjo është saktësisht çfarë ka ndodhur në Kosovë. Çështja e Mitrovicës është adresuar në dialog me Serbinë dhe gati gjithçka është bërë më keq. Pas zgjedhjeve lokale, në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, dhjetë komuna në Kosovë udhëhiqen nga partia më e re e formuar nga e Beogradi, e cila quhet “Serbe” (duke aluduar qartë në Republikën Serbe në Bosnje). Në shekullin 21 Serbia dëshiron ta krijojë Serbinë e madhe, duke i krijuar ca Serbi të vogla që ata i quajnë “Serbe”. Për dallim, prej në fillim dhe në fund të shekullit XX, kur posedimi legal dhe praktik i territorit ishte mënyra për ushtrimin e hegjemonisë, në ditët tona e njëjta më shumë tentohet duke e kontrolluar praktikisht territorin, i cili nuk është nën posedimin legal të tyre”, ka thënë Kurti.

Kurti u ndal edhe në raportin Kosovë-BE, kur ka thënë se Kosova nuk është vend në BE, por Kosova është vend i BE-së.
“Emri i himnit tonë është ‘Evropa’ dhe e tërë BE-ja është aty: kemi një zyrë të fuqishme të Komisionit Evropian, përfaqësuesin special të BE-së dhe EULEX-in, një mision në përbërje prej 1200 njerëzve, i cili harxhon 1 milion dollarë në ditë. Duke udhëtuar nëpër Kosovë mund të shohësh flamuj të ndryshëm, të vënë në një vend të përbashkët: Flamurin e Kosovës, Flamurin Shqiptar, Flamurin e BE-së, Flamurin e ShBA-së, Flamurin Gjerman, Flamurin Britanik, etj. tipike kjo për llojin e qenies politike të Brukselit”, ka thënë Kurti.

Deri sa neve – vijoi më tej Kurti – na thuhet se e ardhmja jonë është e sigurt në BE, e kaluara jonë është në rrezik më shumë se kurrë më parë.

“Përpjekjet për ta kriminalizuar luftën çlirimtare të shqiptarëve, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë rritur si kurrë më parë. Pas tre vjetëve të dialogut me Serbinë, ne nuk morëm as liberalizim të vizave (unë kam pasaportë diplomatike, me të cilën mund të shkoj vetëm në 5 shtete pa vizë), por e morëm Gjykatën Speciale Ndërkombëtare për gjoja krimet e ushtarëve të UÇK-së”.

Më pas ligjëratën e vijoi Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës i cili u fokusua në nevojën e normalizimit të shtetit të Kosovës para se të prioritizohet normalizimi i marrëdhënieve me shtetet e tjera e posaçërisht, me Serbinë.

“Bashkësia ndërkombëtare, po mendon për Kosovën vetëm në relacion me Serbinë e asnjëherë nuk po e konsideron vetëm si shtet i cili duhet të normalizohet, duhet të zhvillohet dhe duhet të jetë një shtet i cili ofron shërbimet dhe sigurinë e nevojshme për qytetarët e vetë. Si pasojë e këtij qëndrimi, bashkësia ndërkombëtare duke pasur prioritet marrëdhëniet me Serbinë i pranon si të pandryshueshme gjërat e këqija brenda shteteve e shumë shpesh edhe mbyll sytë ndaj padrejtësive, keq-qeverisjes duke i rritur kështu dhe konfirmuar padrejtësitë në shoqërinë tonë. Ajo çfarë po prezantohet dhe publikisht dhe ndërkombëtarisht si “normalizimi me Serbinë” është në fakt një lloj destabilizimi i brendshëm institucional e shoqëror”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se Prishtina është një shembull shumë i mirë se një qytet mund të fillojë të normalizohet e kjo mund të jetë edhe shembull edhe për qytetet e tjera e edhe për shtetet e Ballkanit.
“Përkundër pritjeve qytetarët u organizuan, u bënë bashkë dhe e bënë ndryshimin”, tha Ahmeti.

Më Shumë

E futën me forcë në veturë dhe pastaj e rrahën në oborrin e shtëpisë – dy të arrestuar në Mamushë për rrëmbim dhe sulm...

Dy burra kosovarë janë arrestuar në Mamushë më 31 gusht 2024, rreth orës 15:30, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dhe sulmuar një tjetër burrë...

Kryeministri Kurti dhe ministrat Çeku e Peci vizitojnë Hardhfestin

Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar edicionin e dhjetë të festivalit...

Lajmet e Fundit