3.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Kurti për draftin e Ramës: T’ia paraqesë Vuçiçit për shqiptarët në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkundër faktit që nuk e ka lexuar draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, mendon se më mirë ky i fundit, bën t’ia prezantojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për shqiptarët në Luginë.

“S’kam dyshim që Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë, krejt çfarë unë propozoj, është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë Presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.

Kështu ka theksuar Kurti gjatë një konferencë shtypi, ku ka prezantuar edhe një plan me pesë pika, për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

 

Ndër të tjera, ai ka thënë edhe se duke bazuar në kushtetutën e Shqipërisë, neni 8 pika 1, por edhe në kontekstin politik, vetëm po tregon ku është adresa dhe cila do të jetë kërkesa për këtë model.

“Unë nuk e di atë draft statut, por i besoj kryeministrit Rama që ai beson se është i mirë dhe i duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, pasi nëse kemi taksimin e dy qeverive ku na presin marrëveshje të reja”, theksoi ai.

Më 8 qershor, ishte Rama, ai i cili bëri me dije se i kishte dërguar presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si edhe presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, një draft për themelimin e asociacionit.

Sipas tij, bëhet fjalë për një draft të punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe evropian prej kohësh, “gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë”. “Për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti”, shtoi kreu i Qeverisë asokohe.

Teksa, mes të dyve, retorika në distancë ka qenë e acaruar në ditët e fundit, edhe pse jo gjithnjë në mënyrë direkte, ku kreu i Qeverisë shqiptare ka bërë edhe thirrje që Kurti të mos i prishë raportet me aleatët dhe t’i dëgjojë më shumë ata.

Më Shumë

“Albana Bytyqi 1 milion euro nga Komuna e Rahovecit AAK” – Fitore Pacolli i kundërpërgjigjet Kadrijajt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës është vendosur mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e...

Edhe Malisheva nis fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës dhe diskriminimit gjinor”

Sot, nën udhëheqjen e Koordinatorës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, dhe drejtuesve institucionalë e shoqërorë, nisi fushata “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës dhe Diskriminimit...

Lajmet e Fundit