1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Kurti për zgjedhjet: Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin

Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në DESKU të KTV-së është shprehur i bindur se partia e tij dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do t’i marrin më shumë se 50 për qind të votave, në zgjedhjet e radhës në Kosovë.

“Do të bëjmë çmos që t’i kemi 50 për qind e më shumë. Besoj që është e realizueshme ne bashkë me z. Osmani. Ama, më duhet ta them edhe një gjë: Jemi në hall, me kënd të bësh koalicion”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se njëherë “ka bërë koalicion me këta”.

“Çka janë këta njerëz që çojnë mesazhe: Dola prej koalicionit unë, s’po mund ta mbaj presionin. Çfarë të bësh me këta njerëz”, ka thënë ai.

Kurti në vijim ka përmendur sfidat e shumta me të cilat përballet Kosova.

“Katërfish më shumë, burrat gjejnë vend pune krahasuar me gratë, edhe pse gratë kanë më shumë përgatitje universitare sesa burrat. Çfarë shifrash sociale i ke në Kosovë: mjerim. E ai më thotë; Po dal unë prej koalicionit”, ka thënë Kurti, duke treguar se fjalën e ka për “profesor Mustafën”.

Ai është shprehur i bindur që në zgjedhjet e ardhshme, partia e tij do ta dyfishojë numrin e votave.

“Në fund unë besoj që do të dyfishohet rezultati i 6 tetorit dhe këtë dyfishim nuk e mendoj vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për kryeparlamentaren Osmani. Tash varet edhe nga forma e angazhimit të saj, por në parim populli dëshiron që 6 tetorin ta konfirmojë dhe ta dyfishojë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse beson që një pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ndahet, për ta formuar një parti të re që do të bëhej aleat i Vetëvendosjes, Kurti ka thënë: “Nuk e di se si do të shkojnë aty zhvillimet, por e di një gjë, se baza dhe konjuktura udhëheqëse kurrë s’kanë qenë më larg në LDK”.

Ai ka thënë se partia e tij e ka kaluar LDK-në të 17 nëntorit të vitit 2001 në zgjedhjet e asokohshme, kur Lidhja Demokratike i fitoi rreth 47 për qind të votave.

“46.2 për qind i kanë pasur dhe ne sipas sondazheve i kemi kaluar. Në sondazhin më të dobët për neve jemi 48 për qind. LDK-në e paraluftës nuk e kemi kaluar, por LDK-në e pasluftës ne e kemi kaluar. E për këtë LDK-në e sotme, kjo është e pallogaritshme”, ka thënë ai.

Ai po ashtu e ka përmendur procesin e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Po e bëjmë si një provë këtë çështjen e zgjedhjeve. Do të dëshmojmë që është e mundshme të mbahen, me maska e me dezinfektues. Prej Koresë së Jugut që mbajti zgjedhje e deri te vendet ballkanike, u pa që është e realizueshme një gjë e tillë. Dhe, unë mendoj që duhet të mbahen zgjedhjet”, ka thënë ai.

Por, sipas Kurtit duhet të kuptohet një gjë: “Edhe LDK-ja e edhe PDK-ja nuk janë as në një të tretën e mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Ata i dijnë këto sondazhe dhe prandaj nuk i duan zgjedhjet”, ka thënë ai./KOHA.net

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Lajmet e Fundit