19.2 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Kurti: Qytetarët na besuan neve që ta bëjmë ndryshimin, ky vit ishte i kthesës drejt zhvillimit

Qytetarët na kanë besuar neve që ta bëjëmë ndryshimin. Ky vit ishte vit i kthesës drejt zhvillimit.

Kështu ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, ku 365 ditët e para të qeverisjes, ai i ka cilësuar si ditë të vitit të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve.

“Përafërsisht në këtë orë, para një viti më 22 mars 2021, ne morëm detyrën e re. Qytetarët në vitin e kaluar, votuan për riorientimin demokratik dhe evropian të shoqërisë sonë. Votuan për luftën ndaj korrupsionit institucional dhe financiar; për kthimin e virtyteve në institucione që shpërndajnë barazi e drejtësi; votuan për kthimin e aftësisë në borde që administrojnë burimet ekonomike dhe njerëzore”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

“Vota e qytetarëve të Republikës aneambanë vendin tonë, u bë edhe votë në kuvendin e Republikës për qeverinë tonë e të tyre. Këtë e kemi bërë ne në një vit të punës ku gjatë këtyre 365 ditëve kishim gjithsej 67 mbledhje të qeverisë, e ku morëm 581 vendime që sot i tejkalojmë 600 sosh. Proceduam 128 projektligje ku sot i kalojmë edhe 130, më shumë sesa çdo qeveri tjetër paraprake, në vitin e parë të saj”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Tutje Kurti tha se viti i parë i qeverisjes së tij është përshkruar me navigim në kriza botërore, duke përmendur pandeminë e COVID-19.

“Përgjatë një viti kemi naviguar nëpër kriza botërore, të cilat kanë testuar jo vetëm aftësinë tonë qeverisëse, por edhe qëndrueshmërinë tonë shoqërore. Së bashku kemi menaxhuar pandeminë COVID-19 me masa të cilat kanë ruajtur edhe shëndetin publik të qytetarëve, edhe shëndetin e ekonomisë tonë publike e private. Duke e shënuar numrin më të ulët të vdekjeve në rajon e shkallën më të lartë të vaksinimit në rajon, pasi kemi përmbushur zotimin duke vaksinuar mbi 60 % të popullsisnë dhe sot kemi hapur ekonomimë”.

Kurti theksoi se krahas pandemisë, krizë ka qenë edhe kriza energjetike që ende s’ka kaluar.

“Së bashku i kemi marrë masat emergjente duke subvencionuar koston shtesë në mënyrë që kriza të mos i rëndojë ata që fitojnë më së paku. S’ka dyshim që problemet që i kemi trashëguar janë të mëdha, e sfidat që i kemi përpara janë edhe më të mëdha. Por, qytetarët na kanë besuar neve që ta bëjmë ndryshimin. Ky vit ishte vit i kthesës drejt zhvillimit”, tha ai.

Kurti theksoi se gjatë këtij viti pati edhe reforma në drejtësi.

“Janë miratuar një sërë ligjesh e dokumentesh që hedhin bazën për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe kthimin e integritetit në institucionet e drejtësisë”, tha ai.

Më Shumë

Besnik Krasniqi, kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për...

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Lajmet e Fundit