-2.8 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Kurti: Vetëvendosje do t’i marr 2/3 votave në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen se 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij tha se ky vit po të mos ishte tragjik nga pandemia do të ishte shumë interesant.

Kurti ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave.

“Ky vit po mos të kishte qenë tragjik do të ishte interesant, mbajnë mend që në fillim të vitit prisnim përgjigjie nga LDK, meqë ne dolëm fitues ata dolën me kërkesa. Ne kishim fituar zgjedhjet me 6 tetor por atyre (LDK) nuk u pëlqente rezultati. U dukej se kishin fituar me pak diferencë. Kështu që nisën të na vinin kusht pas kushti e kërkesë pas kërkese”, tha lideri i VV, transmeton Klan Kosova.

“Nuk donin të pranonin se ndryshimi kishte filluar e qytetarët donin VV-në. Sa herë vendosin pengesa të padrejta, që përpiqen ta ndalin VV-në, ajo vetëm rritet. Populli nuk i do hileqarët dhe i dënon ata”, tha ai.

“Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marrë 2/3 e votave”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe pozitën e kryeparlamentarit të cilën e kishte lëshuar Glauk Konjufca për kandidatin e LDK-së, por se lavërdoi Vjosa Osmanin.

“Këmbëngulja e LDK-së për të marrë pozitën e Kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, deklaroi Kurti

Më Shumë

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e kësaj komune, duke...

Lirohet në procedurë të rregullt 75-vjeçari nga Prizreni, dyshohet për grisje të fletëvotimit pasi s’u lejua ta asistojë bashkëshorten

Pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt 75-vjeçari që dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes, pasi nuk u lejua ta asistojë këtë të...

Lajmet e Fundit