16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kush do të fitojë, ultimatumi i opozitës, apo këmbëngulësia e Qeverisë?

Partitë opozitare nuk e kanë ndërmend që të tërhiqen nga kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Ultimatumin që ia dhanë Qeverisë në protestën e 18 prillit, e konfirmuan edhe në një takim që liderët e tri partive e zhvilluan të mërkurën. Ata ndër të tjera po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Mirëpo, Qeveria duket më e vendosur si kurrë më parë që të mos ia plotësoj këto kërkesa. Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka thënë dje se asnjë ultimatum i opozitës nuk do të pi ujë.

Në anën tjetër, analistët politik vlerësojnë se gjithçka do të varet nga këmbëngulësia e protestuesve.
Analisti politik, Shpend Kursani ka thënë për Gazetën Blic se kërkesat e opozitës do të mund të plotësoheshin vetëm nëse do të ketë një protestë të fuqishme.
“Kjo varet nga fuqia dhe këmbëngulja e protestës. Nëse ka masë më të madhe protestuesish në njërën anë, dhe në qoftëse këta protestues nuk tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave, atëherë qeverisë nuk do t’i mbetej tjetër pos plotësimit të së paku disa kërkesave që i kanë. Por nëse nuk këmbëngulet, pa marr parasysh sa e madhe mund të jetë masa e protestës, kjo do ta minonte dëshirën e protestueseve për t’i arritur ato kërkesa”, thotë Kursani.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që edhe të ketë eskalim të situatës.

“Natyrisht që nëse këmbëngulin protestuesit vazhdimisht në përmbushjen e këtyre kërkesave në njërën anë, dhe në qoftëse kembëngulë qeveria në mos plotësimin e këtyre kërkesave atëherë natyrisht kjo e krijon tensionin i cili mund të shpie në dhunë”, thotë Kursani për Gazetën Blic.
Ndërkaq, drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se jo të gjitha nismat e opozitës mund të gjejnë mbështetjen e Qeverisë.

“Jo gjithnjë nismat e opozitës duhet të gjejnë adresim të plotë nga qeveria, sepse nuk do kishte kuptim nocioni qeverisje nga shumica. Por as qeveria nuk mundet dhe nuk duhet të injoroi opozitën, përkundrazi duhet të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në veprimet e veta duke përfituar nga nismat e opozitës për të përmirësuar politikat dhe vendimet qeveritare”, thotë kryeziu për Gazetën Blic.

Pavarësisht ultimatumeve, situata nuk ka nevojë të eskaloj.

“Nuk ka nevojë të eskaloj asnjë situaët sepse kemi një situatë normale. Në demokracitë e brishta, partitë opozitare duke përdorur instrumente veprimi të drejta dhe të duhura , si brenda parlamentit dhe jashtë parlamentit kanë ndihmuar në përmirësimin në funksionalitetin e demokracisë në ato vende”, thotë ai.
Partitë opozitare më 18 prill kishin protestuar, duke kërkuar nga Qeveria Mustafa që të shkarkoj ministrin e drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin dhe të marrin vendim për uljen e çmimit të energjisë elektrike./ Gazeta Blic

Më Shumë

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury – Oleksandr Usyk

Historia e boksit do të shkruhet më 19 maj (sipas kohës tonë lokale) kur Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin...

Lajmet e Fundit