Arrestohet avokati që përndiqte Sokol Ballën

Duket se lajmet së fundmi për Sokol Ballën nuk kanë të sosur, ndërsa me anë të një njoftimi për mediat nga policia e Durrësit konfirmohet se në pranga ka përfunduar një avokat i cili e përndiqte me anë të sms-ve. Historia e ka zanafillën rreth 4 muaj më parë, ku pas përcjelljes nga ana e avokatit të një sms-je për një emision, ka mjaftuar që mes palëve të shkaktohej një revoltë.

Uniformat blu të Durrësit kanë vënë në pranga avokatin 62 vjeçar, pasi dyshohet se ka përndjekur duke i dërguar mesazhe telefonike gazetarit Sokol Balla.

“Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Malindi, 62 vjeç, banues në Durrës, me profesion avokat.

“Ky shtetas, në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i dërguar sms nëpërmjet telefonit celular shtetasit me iniciale S.B., me profesion gazetar”, bën me dije policia e Durrësit.

Mësohet se afro katër muaj më parë, gazetari Balla ka bërë një emision për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe avokati Malindi i ka dërguar sms informuese.
Balla më pas i është përgjigjur duke i thënë: “Ik mos më shkruaj më”. Kaq ka mjaftuar që mes tyre komunikimi të degjeneronte. Lidhur me këtë situatë, një javë më parë, gazetari Sokol Balla ka bërë kallëzim për avokatin, për përndjekje.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit