3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Kush janë humbësit e zgjedhjeve në Prizren?

prizreni5Zgjedhjet lokale, sikur në Kosovë edhe në rajonin e Prizrenit treguan shumë gjëra. Përveç që dëshmuan për mbështetjen që gëzojnë disa nga personalitet e qendrore e lokale, ato treguan se në disa raste, sikur kjo e përfaqësimit nëpër institucione, nuk vlen ngritja profesionale. Kjo për faktin se në Prizren janë anashkaluar profesor të Universitetit të Prishtinës dhe figura të njohura lokale, përfshirë avokat e njerëz të tjerë të artit.

Pas kësaj ndërkaq shtrohet pyetja se çfarë njerëz do ta përfaqësojnë interesin qytetar në qendrën e dytë për nga madhësia pas kryeqendrës. Në këtë rast do të shohim se cilët janë humbësit nga zgjedhjet e 3 nëntorit. Tashmë janë sqaruar shumë dilema, të cilat kanë qenë bukur të diskutueshme para zgjedhjeve. Në këtë rast bëhet fjalë për të dy partitë e mëdha në Prizren, PDK-në dhe LDK-në.

Në të dy rastet dilemat parazgjedhore të disa zërave kanë qenë nëse këto subjekte kanë përzgjedhur njerëzit e duhur, sidomos ata për kreun e komunës për të marrë besimin e qytetarëve për mandatin e ardhshëm. Referuar rezultateve të KQZ-së për Kuvend Komunal, del se profesori i UP-së Agim Zogaj nga PDK, në garën e tij për të qenë asamblist lokal në Prizren ka marrë vetëm 110 vota. Jo shumë larg, një vit më parë, gjatë kuvendeve zgjedhore të këtij subjekti, Zogaj ka qenë një nga kandidatët e mundshëm për kryetar të degës së PDK-së, ndërsa më vonë qarkulloi edhe informacioni se ai mund të jetë edhe pretendues për kreun e komunës nga radhët e PDK-së. Keq në zgjedhje ka kaluar edhe njëri nga veprimtarët e PDK-së, avokati i njohur prizrenas Et’hem Rogova.

Ai ka marrë vetëm 90 vota dhe është ranguar poshtë në listën e subjektit të tij. Pothuajse njësoj ka ndodhur edhe në LDK që përkundër që shpresoi ta rikthente pushtetin e humbur më 2007, përsëri mbeti në opozitë, ndërsa kandidati i saj Eqrem Kryeziu, as kësaj radhe nuk mundi të siguroj besimin qytetar përmes sistemit të zgjedhjes së drejtpërdrejtë së kryetarit. Kryeziu më parë ishte bërë kryetar nga votat që kishte fituar partia, ndërsa ky ishte në krye të saj. Zgjedhjet në këtë subjekt treguan edhe diçka tjetër interesante. Ish kandidati për kryetar komune në zgjedhjet e vitit 2009, Hanefi Muharremi, për të cilin në LDK thonë se e atëherë e pat mundur për disa vota kryetarin Ramadan Muja të PDK-së, por që rezultati më pas ishte ndryshuar në balotazhin e përsëritur, kësaj radhe nuk arriti as të futet në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Muharremi ka marrë 466 vota, të cilat nuk i mjaftuan të akomodohet në sallën e Asamblesë,transmeton Zëri.

Ndërkaq, ajo që të çudit është se pas humbjes së Kryeziut të LDK-së nga Muja i PDK-së, shumëkush në Prizren vazhdon të besojë se LDK do të fitonte në të gjitha variantet e mundshme sikur në vend të Eqrem Kryeziut të ishte madje secili nga veprimtarët tjerë. Ndoshta, duke ju referuar rezultateve të vitit 2009, shumë njerëz në takime të ndryshme kanë deklaruar se pikërisht kësaj radhe është dashur që në vend të Kryeziut të jetë kandidojë Hanefi Muharremi, duke besuar se ai do të ngadhënjente ndaj Mujës së PDK-së, përkundër që ky tash e tri herë ka përkrahje të madhe nga qendra e partisë së tij, përfshirë edhe vetë kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin Enver Hoxhaj.

Më Shumë

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit...

Lajmet e Fundit