11 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Kush po e harron 28 marsin e vitit 1989?!

Bashkim Kajdomcaj2Bashkim Kajdomçaj

Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981, greva e minatorëve (shkurt 1989) 1997 (protestat studentore0, dalja publike e UCK-së dhe zhvillimet e saj deri në ditët e çlirimit të Kosovës në qershor 1999.

Por, padrejtësisht, tërësisht e lënën anash (sidomos viteve të fundit) janë demonstrate e 28 marsit 1989?!

Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë përkatësisht 25 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë.

Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë historike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve dhe varret e të rënëve.

Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë.Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot ‘harrojnë’ këtë ngjarje me peshë po ua ‘freskoj’ kujtesën.

Ishte kohë e vlimeve. Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët vendorë, që nëpër tubime thoshin se :’Kosova nuk humbet asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’ !

Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rrethë një million serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do tu dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.

Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lartë, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai, kundërshtonte ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me Kushtetutën e vitit 1974.

Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës ti merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme kushtetuese. Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës.

Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.

Në Komunën tonë në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes. Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para. Protestuesit si në Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.

Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shampanjë, e në Kosovë derdhej gjak.

Kundërshtimet sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore. Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë. Durimit po i vinte fundi. Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetja githëpopullore (1997) deri tek dalja publike e UCK-së dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po I vinte fundi. Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin.

Demonstratat e 68-tës, 81-shit, 88-tës, greva e minatorëve, ato të vitit 1990 e deri tek dalja në publik e UÇK-së, bashkë me rënien e shumë dëshmorëve, që me të drejtë kujtohen, sikur 28 marsi i vitit 1989 po harrohet ?!

Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, sot 25 vjet më pas 28 marsi i vitit 1989 duhet të kujtohet me po aq pietet si gjithë datat tjera.

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.

Por, me injorimin e 28 marsit 1989, jo vetëm që lëndohen familjet (që statusi i bijve të tyre ende s’është zgjidhur), por ka rrezik që ajo ngjarje-histori të harrohet.

Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date.

Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.

Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!

Lavdi për jetë e mot të rënëve më 28 mars 1989!

(Autori është koordinator rajonal i KMDLNJ-së në Prizren- Qëndrimet janë personale)

Më Shumë

AAK-ja në Prizren takon kryetarët e nëndegëve në Has për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dega e AAK-së në Prizren ka mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti politik nga rajoni i Hasit, ku janë diskutuar...

Kobra sërish deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Prizren

Edhe në shqyrtimin gjyqësor, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli janë deklaruar të pafajshëm lidhur...

Lajmet e Fundit