17.9 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

Kush do të jetë pasardhës i Eqës?

Eqrem KryeziuuDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren tash e sa ditë është pa udhëheqës. Që nga dorëheqja e Eqrem Kryeziut nga të gjitha funksionet që i ka bartur në këtë partia, Dega e LDK-së në Prizren është pa kreun e saj.

Zyrtarë të LDK-së në Prizren kanë thënë për Gazetën Blic se ende nuk janë mbledhur organet e partisë në nivel të degës që të diskutojnë për pasardhësin e Eqrem Kryeziut.

I dyti i Degës në Prizren, Haziz Hodaj i ka thënë Gazetës Blic se ende nuk ka emra se kush mund të jenë pasardhësit e Eqrem Kryeziut. Megjithatë, sipas tij, kushdo që pretendon ta marrë nën drejtim degën e LDK-së në Prizren duhet t’i nënshtrohet një procesi të rregullt zgjedhor.
“Na duhet një unitet, një proces i rregullt dhe fer zgjedhor. Le të zgjedhet ai që e merr besimin e delegatëve tëkuvendit të degës.”, ka thënë Hodaj.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka mësuar se sot do të mbledhet Kryesia e LDK-së, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për dorëheqjen e Eqrem Kryeziut dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për zgjedhjet e liderit të Degës së Partisë në Prizen.

Ndër emrat e mundshëm që janë lakuar deri më tani për të marrë drejtimin e Degës së LDK-së, është ai i neurokirurgut Haxhi Avdyli. Burime nga Dega e LDK-së në Prizren i kanë thënë Gazetës Blic se Avdyli është kandidati më i mundshëm dhe ka përkrahjen e anëtarësisë së gjerë.
“Edhe në kohën kur është kërkuar dorëheqja e Eqrem Kryeziut menjëherë pas zgjedhjeve lokale, Haxhi Avdyli ka qenë kandidati më i mundshëm”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, nuk përjashtohen edhe kandidatë tjerë për kryetar të degës së LDK-së në Prizren.

Më Shumë

Kryetari i Dragashit deklaron mbi 100 mijë euro pasuri të paluajtshme dhe kursime

Kryetari i Komunës së Dragashit, që njëherësh është edhe kryetar i Degës së LDK-së, Bexhet Xheladini, ka deklaruar mbi 100 mijë euro pasuri të...

Wendell Green, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Wendell Green, MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça. Sipas FBK-së, basketbollisti i Bashkimit e mbylli...

Trepça në finale

Lajmet e Fundit