8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Kuvendari i Zafir Berishës, punësohet pa konkurs

Kuvendari i Bashkimit Demokratik (BD) në Prizren, Skender Susuri është punësuar pa konkurs në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”. Në këtë shkollë, ai është punësuar si pedagog.

Drejtoresha e shkollës ”Avdyl Frashëri”, Lumnije Rakaj ka konfirmuar për “PrizrenPress”, punësimin e Susurit.

“Po është e vërtet se ka filluar punën Skender Susuri në shkollën tonë”, tregon ajo.

Rakaj nuk ka pranuar të tregojë se a ka pasur apo jo konkurs për këtë vend të punës.

“Ju lutem këtë pyetje mund t’ia bani Drejtorisë së Arsimit”.

Skender Susuri është kuvendar i BD-së së Zafir Berishës në Kuvendin e Prizrenit. Ai vazhdimisht ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit për netpotizëm dhe punësim pa konkurs.

Burimet e “PrizrenPress-“it brenda shkollës fillore “Avdyl Frashëri” bëjnë të ditur se nuk ka pasur konkurës për vendin ku është punësuar Susuri.

“Është habitë edhe drejtoresha kur e ka parë në punë”, tregon burimi brenda kësaj shkollë.

Ndërkaq, Skender Susuri nuk i është përgjigjur pyetjes së “PrizrenPress”-it, për mënyrën e punësimit në shkollën “Avdyl Frashëri” në Prizren. Gjuhën e heshtjes për këtë rast e ka zgjedhur edhe Drejtoria e Arsimit.

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, deri në këto momente të raportimit nuk ka kthyer përgjigje për mënyrën e punësimit të Susurit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

Formohet kabineti i ri drejtues i Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që...

Lajmet e Fundit