22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

VV: Komuna e Prizrenit merr projektet e Lëvizjes Vetëvendosje!

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren tregon se pushteti i Ramadan Mujës ka marrë idetë e tyre.

Komunikata e plotë

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit të datës 25 qershor 2015 është diskutuar dhe miratuar Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2016-2018. Dokumenti në fjalë vjen si obligim nga qarkorja buxhetore e Qeverisë së Kosovës dhe ka për qëllim përcaktimin e projekteve më me prioritet të Komunës së Prizrenit deri në vitin 2018.

Në listën e projekteve kapitale të Komunës së Prizrenit janë përfshirë mbi 10 nga 20 propozime dhe projekte komunale të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! ia kishte dërguar kryetarit të Komunës së Prizrenit për miratim në vitin e kaluar. Vlera e këtyre projekteve të përfshira ne këtë dokument kalon shumën e 1 milion eurove. Propozim -projektet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të përfshira në KAB janë: 1) Pika a grumbullimit të qumështit në Vlashnje 2) Subvencionimi i bujqve me farë misri, 3) Subvencionimi i bujqve me farë gruri [1500ha], 4) Panairi i prodhimeve agro-ushqimore, 5) Rregullimi i infrastrukturës turistike malore dhe urbane, 6) Mbjellja e fidanëve drunore, 7) Projekti për mbështetjen e talentëve të rinj, 8) Projekti për hartimin e politikave zhvillimore për sportin, 9) Hartimi i planit strategjik për zhvillim ekonomik dhe turizëm, 10) Hartimi i Hartave Zonale të Komunës. Gjithashtu në Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale janë përfshirë edhe propozimet tona dhëna në Bordin Mbikëqyrës të Objekteve Kulturore dhe Sportive për ndarjen e lokacioneve për ndërtimin e shtëpive muze në 5 fshatra të Komunës së Prizrenit: Korishë, Zhur, Lubizhdë e Hasit, Krushë e Vogël, Struzhë dhe Reqan.

Përfshirja e projekteve dhe ideve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në planifikime dhe projeksione të tilla buxhetore nuk tregon se pushteti aktual në Prizren po bëhet i mirë. Kjo gjë tregon se alternativat e Lëvizjes VETËVEDOSJE! janë projekte aq frytdhënëse dhe në dobi të përgjithshme sa që edhe një pushtet i papërgjegjshëm sikurse ky në Prizren, nuk mund t’i injorojë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren do ta vazhdojë punën në dobi të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Gjendet një mjet shpërthyes në fshatin Kijevë të Malishevës

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Kijevë të Malishevës. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se derisa ishte...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit