11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Kuvendi e çon Kosovën drejt kaosit

Përplasjet ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, shumë lehtë mund të marrin përmasa tragjike, nëse zbatohet “urdhri” i Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që opozitarët të nxirren dhunshëm nga Parlamenti me polici, nëse vazhdojnë bllokimin.

Ky kërcënim i Grabovcit, deklarativisht nuk e ka marrë mbështetjen e kryeministrit Isa Mustafa, i cili u kthye nga New York-u, pa asnjë solucion për situatën në Kuvend. Ai menjëherë pas kthimit nga Amerika tha se nuk e ka ndërmend ta tërheqë nënshkrimin nga Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, duke ua përcjellë sinjalin opozitës se “kthim mbrapa nuk ka”.

E për të treguar se situata nuk është hiç stabile, e dëshmon një takim tjetër që kanë mbajtur tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i “Vetëvendosjes”, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i “Nismës”. Pas këtij takimi doli qëndrimi i prerë i opozitës, se nuk do të heqin dorë deri në dorëzimin e kryeministri Mustafa dhe koalicionit të madh, për ta tërhequr nënshkrimin nga marrëveshjet e fundit. /Zëri

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Sot nis Play-Off-i i Ligës së Parë me gjysmëfinale të zjarrta në Prizren

Sot në Prizren zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen...

Lajmet e Fundit