15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kuvendi themelon Komisionin për Vetingun, kjo është përbërja

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka themeluar Komisionin ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar.

Për këtë komision ka pasur konsensus nga të gjitha grupet parlamentare.

Ky komision do të merret me hartimin e amendamenteve kushtetuese dhe të Projektligjit për verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ky komision do të drejtohet nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Puna e këtij komisioni është paraparë të zgjasë gjashtë muaj me mundësi vazhdimi.

Përbërja e Komisionit:

Kujtim Shala, kryetar

Adnan Rrustemi, zëvendëskryetar i parë

Erxhan Galushi, zëvendëskryetar i dytë

Avni Dehari, anëtar

Arjeta Rexhepi, anëtare

Dimal Basha, anëtar

Blerta Deliu – Kodra, anëtare

Rashit Qalaj, anëtar

Doarsa Kica – Xhelili

Pal Lekaj, anëtar

 

Më Shumë

Nis shpërndarja e plehut artificial për mbi 1 mijë bujq në Rahovec

Kryetari i Komuna e Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e plehut artificial për bujqit përfitues në këtë komunë. Sipas tij, nga...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Lajmet e Fundit