Ky është parashikimi i motit për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë ditë.

Sipas IHMK-së temperaturat do të vazhdojnë të jenë mbi 30 gradë Celsius.

Qytetarët iu bëhet thirrje që të kenë kujdes nga rrezet e diellit nga ora 9 deri në ora 17:00.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të vijoj edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë. Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetë, me tendencë të rritjes. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”- tha IHMK në njoftim.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit