6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Ky është plani i Anton Qunit për zhvillim ekonomik në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka shpalosur programin e tij qeverisës në emisionin Prime Time, në Kanal10.

Quni ka thënë se programi i tij për Prizrenin ndahet në tre fusha, të cilat pritet ti sjellin zhvillim ekonomik Prizrenit.

“Synimi ynë është zhvillimi ekonomik i Prizrenit, besoj me zhvillimi ekonomik ne gjenerojmë shumë vende të reja të punës, si një parakusht që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre ne Prizren.

“Kur flasim për zhvillimi ekonomik ne synojmë për shkak të pozitës gjeografike, natyrës, burimeve, por edhe traditës dhe kulturës që e kanë qytetarët në agronomi, industri, në zanatet e lashta, në turizëm, e të tjera, në i kemi ndarë tri fusha të cilave do t’iu japim prioritet, por kjo nuk do të thotë që do të mbetet ndonjë fushë pa mbuluar”

“Por ne jemi të drejtuar që ti ngrisim të gjitha kapacitetet e turizmit, flasim për turizimin urban, do të thotë turizmin historik, dhe kulturorë, brenda Prizrenit, dhe disa regjione jashtë Prizrenit, flasim për turizmin e fshatrave, siç janë Përvalla, Vermica, pozicioni nga Gjonajt, deri te Nashec, edhe turizmin malor, pasi Prizreni mbështetet malet e sharrit. Fusha e dytë është Industria, Industria e lehtë, dhe tregtia, si dhe fusha e tretë është Agronomia”, tha Quni në Prime Time.

Më Shumë

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Lajmet e Fundit