6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Ky është plani qeverisës i koalicionit PDK-LDK

Thaci e Mustafa14-23Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni, ndërsa gjatë këtyre ditëve grupet punuese të të dy subjekteve kanë punuar në hartimin e programit qeverisës dhe ndarjen e resoreve.

Programi qeverisës i cili do të bazohet në gjashtë shtylla kryesore, tani thuajse është përgatitur dhe vetëm pritet që të zyrtarizohet me nënshkrimin e dy liderëve, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Burime të lajmi.net brenda grupeve punuese që kanë hartuar programin qeverisës të koalicionit PDK-LDK, kanë bërë të ditur se ai do të përqendrohet në gjashtë shtylla kryesore: 1. Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik; 2. Punësim dhe rritje të mirëqenies; 3. Sundim të ligjit dhe qeverisje e mirë; 4. Agjendë evropiane, politikë e jashtme dhe e sigurisë; 5. Arsim cilësor, shkencë, kulturë, sport dhe zhvillim rinor; 6. Shëndetësi moderne.

Tutje, ky burim ka bërë të ditur se ende nuk ka pajtim mes palëve për objektivat konkrete të numrit të personave që do të punësohen gjatë këtij mandati qeverisës katërvjeçar.

PDK beson dhe insiston që në program të figurojë shifra prej 200 mijë vende të reja të punës, duke llogaritur edhe formalizimin e vendeve aktuale të punës që nuk janë pjesë e ekonomisë formale. Por, në anën tjetër, thuhet se LDK po heziton në këtë shifër dhe dëshiron deklarim përgjithësues, e jo edhe përmendje të numrave konkret.

Të njëjtin mospajtim thuhet ta kenë edhe rreth përqindjes së rritjes ekonomike.

LDK gjithashtu heziton që programi qeverisës të jetë i zotuar me shifra edhe sa i përket rritjes së pagave. Ndërsa, PDK kërkon që gjatë mandatit katërvjeçar rritja e pagave të jetë në masën 100 për qind.

Por, siç ka bërë të ditur ky burim, këto mospajtime mund të ngelin të hapura në mënyrë që për to të vendosin liderët e dy partive, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Përveç këtyre çështjeve, pjesa tjetër e programi, në masën rreth 95 për qind është harmonizuar dhe ai thuhet se në pjesën më të madhe është i bazuar në programin e PDK-së, “Misioni i Ri”. /lajmi.net/

Më Shumë

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Lajmet e Fundit