Ky është shpërblimi për kampionin, nënkampionin dhe skuadrat gjysmëfinaliste

Edicioni i basketbollit në Kosovë ka arritur në pikën përfundimtare, madje mund të mbyllet në mesjavën e ardhshme, nëse Bashkimi shënon fitore në kryeqytet kundër Sigal Prishtinës. Në një rast të tillë prizrenasit do të stolisen me titullin e kampionit, pasi i kanë fituar dy ndeshjet e para.

Por, përveç aspektit sportiv, cili do të jetë përfitimi material i tyre dhe tri skuadrave pjesëmarrëse në play-off. Insporti merr vesh se, sipas një vendimi të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, skuadra kampione do të shpërblehet me 12 mijë euro, nënkampioni me 6 mijë, ndërsa dy skuadrat që kanë luajtur në gjysmëfinale nga 3 mijë euro. Shpërblime do të ketë edhe në konkurrencën e femrave. /Insporti/.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit