3.5 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Ky është shteti që ka regjistruar vetëm një viktimë nga Covid-19

Derisa shumë shtete po regjistrojnë qindra mijëra viktima nga Covid-19, Butani aktualisht është i vetmi vend në botë ku vetëm një person ka vdekur nga koronavirusi.

Kjo është shumë e habitshme duke qenë se është një nga vendet më të varfra në botë.

Pas shpërthimit të pandemisë, Butani dukej i papërgatitur për të. Sidoqoftë, është provuar të jetë shumë i suksesshëm në luftimin e përhapjes së virusit.

Ky vend me më shumë se 760 mijë banorë ka arritur ta bëjë këtë pavarësisht se ka një numër të vogël të punëtorëve shëndetësorë. Ata kanë vetëm 318 mjekë, tre mijë punonjës të tjerë shëndetësorë dhe një pajisje PCR, raporton CNN.

Vdekja e parë e shkaktuar nga virusi u regjistrua në janar të këtij viti. Viktima është një burrë 44-vjeçar, i cili më parë kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

Edhe para kësaj pandemie, Butani ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të qenë më i përgatitur nëse shfaqet një virus.

Pra, në nëntor të 2019, ata kryen një simulim të evakuimit nga aeroplani në të cilin udhëtarët dyshohej sikur ishin infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit Amerikan “Johns Hopkins”, 866 persona të infektuar janë regjistruar në këtë shtet që nga fillimi i pandemisë.

Më Shumë

Këto janë dy viktimat që mbetën të vdekura nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, njëra ishte eksperte e njohur e ekonomisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare. Top Channel raporton se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija,...

Çeku inspekton punimet në stadiumin e ri të Suharekës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar sot Suharekën për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri...

Lajmet e Fundit