Ky është vendimi i Qeverisë për hapjen e çerdheve dhe sektorin e gastronomisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për çështjen e hapjes së çerdheve por është vlerësuar se në institucionet publike dhe private në to do ushtrohet veprimtaria vetëm pas mbikëqyrjes nga autoritetet komunale.

Kështu thuhet në dokumentin ekskluziv të cilin e posedon Klan Kosova, ndërsa aty përmenden edhe masat e reja për sektorin e gastronomisë, ku lëvizja e lirë për iu është mundësuar deri  në 22:30.

”Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve në Institucionet publike dhe private në territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19;

Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme):

  • Iu ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
  • Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete)”.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit