10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Ky futbollist i Kosovës u ndëshkua me karton të kuq direkt pas përfundimit të ndeshjes

Benjamin Kololli është ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndehjes nga gjyqtari izraelit, Roei Reinshreiber, shkruan Insporti.com.

Kololli me të përfunduar ndeshja nga banka rezervë shkoi në drejtim të gjyqtarit për të kërkuar llogari për disa raste të kontestuara sipas tij.

Gjyqtari Reinshreiber në disa raste nuk akordoi gjuajtje të lirë (faull) në favor të Lirim Kastratit, i cili në dy raste mbeti i shtrirë nga goditjet e marra nga mbrojtësit helenë.

Tensione pas ndeshjes Greqi - Kosovë, Kololli u ndëshkua me karton të kuq, mungon ndaj Sllovenisë
Benjamin Kololli ishte tejet i tensionuar pas përfundimit të ndeshjes

Reprezentuesi i Kosovës, Kololli edhe pse ishte zëvendësuar në fund të ndeshjes, ai e bëri këtë veprim dhe si pasojë do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Kosovës, që do të zhvillohen në nëntor.

Të pa kënaqur me vendimet e gjyqtarëve ishin edhe Herolind Shala, Mërgim Vojvoda të cilët krijuan një tollovi në fund të ndeshjes.

Kololli sonte luajti në pozitën e qendërsulmuesit me partner Lirim Kastrati.

Kosova luajti baras pa gola në udhëtim me Greqinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës së C.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluar ka grumbulluar dy pikë, dy barazime dhe dy humbje. /Insporti.com/

Më Shumë

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj Kur të vish në Prizren Mos i harro gurët nën urë e mbi urë Janë psherëtima të harruara Valë lumi nën qiellin me re shumë. Kur të...

Lajmet e Fundit