3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ky nuk është zhvillim,është degradim!

LuanSallaukaShkruan: Luan  Sallauka

Një vend i vogël me histori të gjatë e interesante. Thonë se janë trima. Janë të fortë si guri. I bëjnë çdo rrezikut. Nuk vdesin lehtë. Nuk lënë gjë pa thënë të tjerët për këtë popull e këtë vend. Diçka e çuditshme e diçka e pritshme. Diçka e papranueshme e diçka ofenduese. Shumëçka!Të lodhur nga varfëria e skajshme. Të mërzitur nga kjo amulli që fundi s’i dihet. Të nervozuar nga kjo gjendje që nuk të falë asnjë shpresë të vetme. Të hidhëruar në fatin dhe në veten. Nuk kanë asnjë zgjidhje e zgjedhje. Matematikë e panjohur per ne. Tani nuk mund të themi se kjo është e çuditshme, por një realitet i hidhur që shoqëron thuajse çdo kosovar.

Të gjitha fabrikat prodhuese u shitën. Pak vende të punës dhe të gjitha të pasigurta. Varfëri vdekjeprurese. Rini të lajthitur, të prirur për jetë të shthurur. Kufinjtë e këtij realiteti nuk kanë STOP. Dhe, dikush këtë e quan zhvillim, integrim e prosperitet modern!

Analfabetët unik e të pakrahasuar, të konvertuar brenda natës në “Intelektual” sikur këpurdhat pas shiut, prodhojnë e ndjellin ide per “zhvillim”, njëjtë sikur kopenë e qenve pas bushtrës, dhe në fund kuptojnë se jo të gjithë arriten të kurorëzohen me aktin e kënaqësisë. Sa mashtrim. Dikush mbetet në fund tiran, disa mbesin ndërmjetësues e disa mbesin të përndjekur për t’u dënuar kur ngritin zërin për të kundërshtuar këtë mashtrim.

Këtij vendi afro 2 milion banorë i duhen përafërsisht 5 mijë juristë të përgatitur mirë (gjykatës, prokuror, avokat, noter, etj) që ta vendosin drejtësinë në vendin e duhur dhe të merituar. Këtij vendi i duhen jo më shumë se 5 mijë ekonomist, psikolog, politikolog, duke vazhduar proporcionalisht me numrin e përgjithshëm të qytetarëve dhe profesioneve tjera ekzistuese që shumë procese t’i qesin në vendin e duhur. Jo vetëm kaq.

Çka të bëjnë kapacitetet tjera që diplomuan dje, ata që po diplomojnë sot e ata që do të diplomojne neser?! Ku do të punësohen ata?! Si do të çmenden ata?! Si do të vdesin ata?! Partitë politike në opozitë dhe pozitë do të na japin përgjigjjen shumë lehtë: Më mirë ky vend me shumë të shkolluar e të pa punë, sesa të pa shkolluar e me punë.

Menjëherë ta ngritin moralin kombëtar sa të krijojnë përshtypjen se nuk ka më atdhëtarë se këta politikanë. Meqë kështu duket, atëherë është koha që ata të mbesin pa punë dhe këta të rinj t’ua zënë vendin e tyre. Sepse kjo elitë politike është vjetëruar, nuk është produktive dhe është retorike. Zaten, në shumë raste edhe problematike.

Ky vend ka nevojë për fabrika prodhuese, për vende të lira pune, e jo për fjalë të çoroditura. Krijimi në një numër jashtëzakonisht të madh të Intelektualëve në një mënyrë është sukses, por realisht në këtë gjendje është tmerr. Ky vend po prodhon Intelektual të ndejave. Intelektual të bastoreve. Intelektual të papunësisë. Intelektual pa disponim. Intelektual pa vullnet për të jetuar.

Intelektual të rrugaqërisë. Intelektual të asgjësë. Intelektual të stresit. Intelektual të depresionit. Intelektual të vetëvrasjes. Intelektual të vdekjes për së gjalli. Ky është realiteti i këtij vendi të vogël.
Histori e turpshme. Një vend i vogël që presin të vdesin shumë intelektual të pa punë, pa dinjitet, pa vlera, pa mirëqenie, pa ardhmëri dhe pa identitet!

Çdo ditë që po kalon, po bëhet edhe më e vështirë për shoqërinë kosovare. Papunësi ekstreme. Varfëri e skajshme. Krim i organizuar. Korrupsion i shumëllojshëm. Shpëlarje e parasë. Persekutime. Injorancë institucionale. Papërgjegjësi. Amoralitet. Keqpërdorime. Degradim akademik. Rini e dekulturuar. Familje të përçara.

Agresivitet personalitetesh. Jo vetem kaq. Të gjitha këto një ditë do të prodhojnë trazira sociale të cilat do të jenë me përmasa të ashpra, sulmuese, frikësuese dhe më e frikshmja, shkatërruese.
Shoqëria kosovare njihet se nuk disponon kulturë dhe edukatë për trazira të mundshme. Prandaj ky fakt të gjithë njerëzit e ndershëm dhe të moralshëm i shqetëson pa masë.

Çdo efekt negativ që mund të ndodh si rezultat i trazirave sociale të mundshme në Kosovë, dosido do të bie mbi shpinën e vet qytetarit, dhe natyrisht njëra nga partitë politike në opozitë do të përfitojë në shkallën më të lartë për të krijuar një lloj pushteti absolut, lëvizje kjo që përsëri do të sjell ngulfatje qytetare!

Më Shumë

Suhareka hap dyert për mërgimtarët, siguron parkingje falas për festat e fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që tri parkingje të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit. Ai ka...

Komuna dhe partnerët diskutojnë procesin e ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit

Drejtues të Komunës së Prizrenit kanë takuar zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe ata të Swiss Contactit për të shqyrtuar...

Lajmet e Fundit