Ky tipi nuk e përballon ndarjen nga e dashura

Të ndahesh nuk është asnjëherë diçka e lehtë, por ky djalë nuk po ia del dot.

Ai ka rrëfyer në Reddit tmerrin që po kalon.

“Sapo u ndava me të dashurën. Përkundrejt të gjitha gjasave shkova deri te stacioni i autobusit pa qarë. Por autobusi nuk po vinte kurrë. Ndërkohë lexoja mesazhet dhe vetëm depresionohesha më shumë.

Kur hyra brenda në autobus u zura me shoferin.

Kur shkova në shtëpi, u ndërrova dhe dola për vrap.

U ktheva shpejt sepse kisha nevojë të shkoja në banjë. Për pak sa nuk e bëra në brekë. Hapa derën e banjës me shpejtësi dhe u ula. Nisa të qaj. Qava siç nuk kam qarë kurrë në jetën time”.

Por tmerri vazhdoi.

“Është si acid, të djeg. Po tallesh me mua trupi im? Kam vjellë ushqimin e një muaji të tërë”.

“Edhe tani i ulur këtu po lotoj në heshtje mbi tastierë”.

Mesazhi i tij është shpërndarë qindra e mijëra herë.

“Uau, kjo është thjesht e bukur,” tha një komentues.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit