LA Lakers është kampion i ri në NBA, fitojnë titullin e 17-të në histori

Los Angeles Lakers është kampioni i ri në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra nga Los Angeles kanë fituar titullin e 17-të në histori të klubit, pasi kanë mposhtur pas gjashtë ndeshjeve Miami Heat me 4-2.

Në ndeshjen e gjashtë finale, Lakers triumfuan me 13 pikë diferencë 106:103.

Që nga fillimi i ndeshjes Lakers ishin më të mirë, teksa çerekun e parë e fituan me tetë pikë diferencë 20:28.

Edhe në çerekun e dytë vazhdoi dominimi nga Lakers që e fituan me 20 pikë epërsi 16:36 ndërsa shkuan në pushim pas dy pjesëve me 36:64.

Të udhëhequr nga LeBron James, Lakers fituan edhe çerekun e tretë, teksa në të katërtin më të mirë ishin Heat.

LeBron James ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke e mbyllur atë me ‘Triple-Double’, ku realizoi 28 pikë, bëri 14 kërcime dhe 10 asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Rajon Rondo dhe Anthony Davis që shtuan nga 19 pikë.

Ndërkohë me pikë dyshifrore ndeshjen e gjashtë finale e mbyllën edhe Caldwell-Pope dhe Danny Green.

Tek Heat më efikasi në këtë takim ishte qendra Bam Adebayo me 25 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Për Lakers ky ishte titulli i 17-të në histori të klubit, teksa tani janë barazuar me Boston Celtics që kanë numër të njëjtë të titujve të fituar.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit