6.2 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

La Liga/ Luis Suarez zgjedh destinacionin e ardhshëm

Sulmuesi i Atletico Madrid-it, Luis Suarez-i, e ka vendosur destinacionin e ri. Në fund të sezonit, ai përfundon kontratën në “Wanda Metropolitano” dhe nuk dëshiron të rinovojë.

Uruguajani u bashkua me bardhekuqtë nga Barcelona në verën 2020. Suarez-i shënoi 21 gola, ndërsa Atletico u rikthye te titulli kampion në Spanjë pas shtatë vitesh.

34-vjeçari shënoi në fitoren e së enjtes mbrëma në Kupën e Mbretit ndaj skuadrës së ligës së tretë, Rayo Majadahonda-s. Kështu i dha fund një serie prej 11 ndeshjesh për klubin dhe kombëtaren në të cilat ai nuk e kishte gjetur rrjetën.

Këtë sezon si Suarez-i, ashtu dhe Atletico nuk janë në formën e tyre më të mirë. Sulmuesi ka shënuar shtatë gola në 19 paraqitje. Skuadra renditet e katërta në La Liga.

Sipas gazetave sportive, asaj italiane “Corriere dello Sport” dhe spanjolles “Dario AS”, Suarez-i tashmë është gati të lërë Atletico-n. Por, jo vetëm.

34-vjeçari dëshiron të lërë edhe Evropën. Ai kërkon transferimin në MLS amerikane. Një lëvizje e tillë do i jepte atij një kontratë të kënaqëshme deri në përfundim të karrierës.

Suarez-i është pjesë e futbollit evropian që nga viti 2006. Fillimisht ishte pjesë e Groningen-it në Holand. Më pas kaloi te gjigandët e Ajax-it, Liverpool-it, Barcelona-s dhe tani te Atletico Madrid-i.

/Albanianpost.com

Më Shumë

I dënuari me 50 ditë burgim kapet në Vërmicë

Një person i dënuar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Vërmicës. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Sipas burimeve të besueshme nga...

Këto janë grafitet për të cilat dyshohen tifozët prizrenas që i shkruan në Mal të Zi (FOTO)

Policia në Hercegnovi të Malit të Zi, ka ndaluar një autobus me shtetas kosovarë, që raportohet se janë tifozë zë KB Bashkimit. “Arpagjikt” ishin duke...

Lajmet e Fundit