Basha në selinë blu, mbledh kryetarët pak para protestës së Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, mëngjesin e 8 janarit, ka thirrur një një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve.

Kjo, për të diskutuar mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë.

Ashtu siç pati deklaruar, Basha do të jetë në zyrë gjatë mbajtjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha.

Burime të Albanian Post, bëjnë me dije se një mesazh u është dërguar kryetarëve të degëve të kësaj partie, nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Pjesë e diskutimit do të jenë edhe zgjedhjet në nivel seksioni dhe grupseksioni, të cilat priten të përfundojnë brenda datës 15 shkurt 2022.

Ndërsa në mars 2022 priten të përfundojnë zgjedhjet në organet drejtuese të degës ku është krijuar vakancë dhe konstituimi i Kryesisë së Degëve pas procesit të organizimit.

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e selisë blu.

Nga ana tjetër, në orën 12:00 ish-kryeministri, Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij do të nisen drejt selisë për të mbajtur atë që ai e ka cilësuar “protestë kombëtare”.

‘Teatër politik’

Basha shpesh e ka cilësuar protestën e thirrur nga Sali Berisha “luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe demokratët”.

Ndërkohë, për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Lulzim Bashës “nuk i ka mbetur qoftë një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik”.

Berisha ravijëzoi se dyert e “blinduar do të hapen” dhe do të vendosen në një kamion “për t’u dërguar në shtëpinë e Bashës”.

“Ka të bëjë me zbatimin e parimit më themelor mbi të cilin ndërtohen organizatat e lira shoqëritë e lira. Ka të bëjë me parimin sipas të cilit shumica vendos”, deklaroi ish-kreu i Partisë Demokratike.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit