Lajçak pas takimit me Kurtin: Ishte diskutim i thellë dhe i fuqishëm

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me të parin e qeverisë, Albin Kurtin, tha se folën për dialogun dhe mënyrën për ta çuar procesin përpara.

Ai tha se diskutimi me Kurtin ishte i thellë dhe i fuqishëm, teksa shtoi se folën edhe për mënyrën se si të sjellin dinamikë më të madhe në proces.

“Ne nuk mund të tregojmë për detajet, pasi të njëjtin diskutim do ta kemi edhe në Beograd”, është shprehur Lajçak, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në takim me Kurtin ishin edhe Jens Plotner,  i ngarkuari i Kancelarit gjerman, Olaf Shcholz dhe Emmanuel Bonne, i ngarkuari i presidentit francez Emmanuel Macron.

Pas takimit me Kurtin, treshja do të udhëtojnë për në Beograd ku do të takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Lajmet e Fundit