12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Lajm i mirë: 28 banorë nga Krusha e Madhe dalin negativë me koronavirus

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka dhënë një lajm shumë të mirë për banorët e kësaj pjese. Ai ka njoftuar se 28 qytetarët kanë rezultuar negativ me COVID19.

Ndërsa fatkeqësisht njëri nga qytetarët që ka pasur kontakt me dy shitësit e fidaneve nga Banja e Malishevës është infektuar.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur qytetarë Krushjan,
të gjithë 28-të qytetarët kanë rezultuar negativ. Sot në mëngjes ISHPK-ja ka marrë strishot nga të gjithë qytetarët që kanë patur kontakt me dy shitësit e fidaneve nga Banja e Malishevës më datë 3 Prill 2020 e që fatkeqësisht njëri nga ta ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ju falem nderit për bashkëpunimin dhe vetëdijen e lartë të treguar në këtë rast, i faleminderit personelit të QMF Fahredin Hoti në Krushë për gadishnërinë e treguar, drejtorit të shëndetësisë në Rahovec z. Samir Mustafa, kryetarit të Komunës z. Smajl Latifi si dhe gjithë të tjerëve për kontributin e dhënë.

Më Shumë

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit