8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Lajm i mirë nga Malisheva: Janë shëruar 58 persona nga Covid-19

Në komunën e Malishevës numri total i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 76 persona. Mirëpo, numri i rasteve aktive në këtë komunë për momentin është 18 persona. Kjo ngase 58 të infektuar me koronavirus tashmë janë shëruar plotësisht në Malishevë.

Lajme të mira nga atje dha në një lidhje direkte për Gazetën Express kreu i Malishevës, Ragip Begaj.

“Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 58 persona janë shëru. Sot do të kemi testime të reja. Kemi shpresa se mund të ketë edhe persona të tjerë të shëruar në komunën tonë. Ne ende jemi duke punu me staf të reduktuar. Tek e hëna mund të kemi normalitet”, thotë kryetari Begaj.

Ai ka bërë apel që qytetarët t’i repektojnë rregullat për vetizolim dhe distancim social.

“Unë bëj apel që të kemi lëvizje të kujdesshme të qytetarëve në komunën tonë. Masat e reja të Qeverisë janë duke u respektuar çdo herë nga ana e qytetarëve tanë. Ka edhe të pandërgjegjshëm që po i thyejnë rregullat, mirëpo ata ballafaqohen me dënime nga ana e policisë”, deklaron ai.

Më Shumë

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është...

Lajmet e Fundit