8.3 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Lajmi i fundit: Bastiset shtëpia e Burdushit

Policia dhe Prokuroria në këto çaste gjenden në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.

Gazeta Express ka siguruar pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.

“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”.

Ekipi i Televizionit 7 gjendet pranë shtëpisë së Burdushit, ku ai ushtron veprimtarinë e tij. Express ju sjell së shpejti detaje tjera.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/lajmi-i-fundit-bastiset-shtepia-e-burdushit-595984/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Lajmet e Fundit