20.8 C
Prizren
E diel, 23 Qershor, 2024

Lakmia për pushtet bllokon deSHIK-izimin e shtetit

Shteti mbetet i kapur, në tetë muaj të Qeverisë “Mustafa”

LDK-ja nënshtrohet ndaj strukturave të nëntokës

“Të gjitha nivelet e Policisë së Kosovës kontrollohen nga njerëzit e SHIK-ut, secili që shkon për ta denoncuar ndonjë krim të krimit të organizuar, e rrezikon drejtpërdrejt jetën e tij dhe të familjes. E njëjta situatë është edhe me organet e tjera të sigurisë së shtetit”, ka pohuar deputeti Adem Salihaj

Për 8 muaj të qeverisjes së koalicionit të madh PDK-LDK, qytetarët e Kosovës nuk kanë përjetuar as ndryshimin më të vogël pozitiv në mirëqenien e tyre, sado që premtimet partive, tani partner të koalicionit ishin të bujshme në fushatën zgjedhore. Përfaqësues të subjekteve të ndryshme dhe analistët vlerësojnë se vazhdimi deri në fund të mandatit me këtë koalicion qeverisës do të ishte një dëm shumë i madh për shtetin e Kosovës dhe qytetarët, pasi që qeverisja po bëhet për interesat e individëve të dy partive politike, liderëve dhe klaneve të tyre, me prapaskenën e dirigjuar nga strukturat e SHIK-ut. Lakmia për të qenë në pushtet ka bërë që edhe zërat kundër qeverisjes së keqe që ishin në LDK të vijnë e të zbehen ose të heshtin në tërësi. Perspektivë për qytetarin dhe shtetin nuk sheh as vetë deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Struktura shtetërore e kriminalizuar

Salihaj ka pohuar se derisa mbulohet struktura e krimit e instaluar në këtë përbërje të koalicionit, qytetarët dhe shteti si tërësi do të vazhdojnë të pësojnë me qeverisjen e keqe. “Qasja “pozitive” ndaj krimit, për ta integruar qetë në shoqërinë tonë dhe për ta marrë me të mirë, është shumë e gabueshme, kjo është forma për ta legalizuar krimin dhe për ta ledhatuar atë. Deri më tash nuk ka asnjë veprim kundër krimit dhe unë mendoj se nuk do të jetë as në të ardhmen”, tha ai. “Unë nuk shoh mundësi që seriozisht të ndryshojë mënyra qeverisjes dhe çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit, kur e gjithë struktura e kriminalizuar dhe e korruptuar është aty brenda. E palogjikshme është që krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja të çrrënjosen, kur i ke të gjitha këto brenda, dhe këta aktorë i trajton si partner në qeverisje”, ka pohuar Salihaj. “Se SHIK-u ka kapur keq çdo institucion në Kosovë, kjo përsëri është e njohur. Të gjitha nivelet e Policisë së Kosovës kontrollohen nga njerëzit e SHIK-ut, secili që shkon për ta denoncuar ndonjë krim të krimit të organizuar, e rrezikon drejtpërdrejt jetën e tij dhe të familjes. E njëjta situatë është edhe me organet e tjera të sigurisë së shtetit”, ka pohuar ai./kosova sot/

Më Shumë

DokuFest dhe Sida vazhdojnë partneritetin për avancimin e kreativitetit dhe shkëmbimit kulturor

DokuFest dhe Agjencia suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar (SIDA) të mërkurën kanë njoftuar se partneritetin e nisur vite më parë do ta vazhdojnë...

Premtimet boshe të kryeministrit Kurti

Shkruan: Fahri Musliu Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para plot tre vitesh, më 1 qershor 2021, në ditëlindjen e 85-të, mbajti një fjalim shumë frymëzues...

Lajmet e Fundit