9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Lamtumira e fundit për Gëzim Krujën pa homazhe, shkodranët dalin në dritare për ta duartrokitur

Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit, kolosit të humorit Gëzim Kruja. Në orën 12:00, kortezhi me trupin e pajetë të mjeshtrit të madh ka përshkuar rrugën që ai bënte çdo ditë me shokun e tij të pandarë biçikletën, duke u ndalur edhe para Teatrit Migjeni, në tempullin e artit dhe të kulturës.

Edhe pse ishte paralajmëruar që të mos kishte pjesëmarrje, nuk kanë qenë të paktë qytetarët e Shkodrës që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, si një shenje falënderimi për buzëqeshjet që u ka dhuruar me humorin e tij. Teksa trupi i tij i pajetë po linte shtëpi ku u rrit dhe jetoi, pati edhe duartrokitje, ndonëse në sfond më shumë se ato, u dëgjuan më shumë të qarat e të afërmve që po përcillnin Gëzim Krujën, për mos u kthyer më.

Gëzim Kruja u nda nga jeta një ditë më parë, pas një sëmundje që e kishte prekur para një viti. Gëzim Kruja, është një nga kolosët e estradës profesioniste të qytetit të Shkodrës, duke u renditur me emra të tjerë të mëdhenj të kësaj estrade, si Besnik Cinari, Zyliha Miloti, Drande Xhaj dhe i madhi Zef Deda i cili qëndroi pranë tij deri në ditën e fundit të jetës.

Gëzim  Kruja, ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”. / KultPlus.com

Më Shumë

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

Lajmet e Fundit