7.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

LAN: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në, i solli vetëm dëme vendit

ramushi, limaj  mustafaTri partitë e bllokut, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, janë të vendosura që të mos bëjnë ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), përkundër ngërçit politik të krijuar në vend. Zyrtarë dhe lider të këtyre partive pohojnë se ata tashmë kanë bërë një marrëveshje dhe se kurrë nuk do të bëheshin pjesë e një keqqeverisje me partinë e Thaçit, e cila sipas tyre i ka sjellë vendit dëme të mëdha.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë për KosovaPress, se janë të vendosur që të mos bëjnë koalicion me PDK-në. Evendimi për të mos bërë koalicion me këtë parti, sipas tij është si rezultat jo i inateve, por i parimeve dhe orientimit të tyre, për të bërë ndryshime, gjë e cila është e pamundur të bëhet me PDK-në. Mustafa po ashtu theksoi se ky nuk është orientim personal dhe nuk lidhet me figura të veçanta të PDK-së, por lidhet me sistemin që është ndërtuar deri me tani nga kjo qeverisje, e cila po kalon në një sistem sundues.

Edhe Avni Arifi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dhënë arsyet e kësaj partie, se pse ata nuk preferojnë të hyjnë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Ai thotë për KosovaPress se nuk duan të bëhen pjesë e një koncepti të tillë qeverisës, duke pohuar se qeverisja Thaçi 3, do të ishte fatale për vendin. Ndërkaq, thotë se ata tashmë kanë marrëveshje me LDK-në dhe Nismën dhe se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen deri në fund.

Megjithëse thotë se e respektojnë PDK-në dhe vlerat që ka, konsideron se është në interes të Kosovës që PDK-ja si partia më e madhe të shkoi në opozitë, të reformohet dhe të evitoj defektet, të cilat i kanë shfaqur haptazi dhe të cilat e kanë dëmtuar me të vërtetë Kosovën, gjatë këtyre viteve të qeverisjes. Ndërsa, thotë se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka instaluar një koncept qeverisës të dëmshëm për Kosovën.

Ndërsa, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, thotë për KosovaPress se po të besonin që PDK-ja do t’ sjellë ndryshime, do të qëndronin në këtë parti, pjesë e së cilës ishin deri vonë. Ai thotë se votat nuk i kanë marrë për të qeverisur bashkë me PDK-në, por për të ndryshuar qeverisjen e deritanishme.

Ndërsa, këmbëngul se ky refuzim për koalicion me partinë e Thaçit, s’ka të bëjë me atë si individ, por me modelin e qeverisjes që ka instaluar ai./KosovaPress/

Më Shumë

Pas triumfit në Big Brother VIP Albania, Gjesti bën hapin e ri për t’u rikthyer në muzikë

Pas triumfit të tij të madh në spektaklin Big Brother VIP Albania 4, duket se suksesi i këngëtarit të njohur Gjesti po merr përmasa...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit