3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Laporta: Nuk ka pasur negociata me Haaland

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e bëri të qartë se nuk ka qenë në bisedime me sulmuesin e Borussia Dortmund-it, Erling Haaland.

21-vjeçari thuhet se është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës dhe kishte zëra që dolën në fillim të javës duke thënë se kishte pasur një takim mes Xavi Hernandez, trajnerit të klubit, dhe Haaland.

“Në Barcelonë nuk kemi negociuar me lojtarin. Kur duhet të negociojmë, do ta bëjmë këtë me Borussia Dortmund, nëse krijohem rrethanat”, tha Laporta.

Laporta fillimisht e mohoi takimin mes Xavi-t dhe Haaland-it, por i pyetur sërish për këtë, ai u distancua prej tij.

“Nuk është puna ime. Unë po flas për negociatat. Nuk ka pasur negociata me Haaland”, shtoi ai.

“Nëse do të negociojmë, do të negociojmë me Borussia Dortmund-in. Ne po punojmë shumë, për të transferuar lojtarë që mund të përmirësojnë skuadrën sezonin e ardhshëm sipas asaj që thotë trajneri, stafi trajner dhe drejtori i futbollit, por ne nuk negociojmë me lojtarët”.

“Nuk ka pasur asnjë lloj negocimi me Haaland”, përfundoi Laporta.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit