10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Latifi i AAK-së: Qeveria Kurti karakterizohet me një lloj anemie dhe pagjakësie

Smaj Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë që deri tani e sheh Qeverinë Kurti 2 si “anemike”, pasi sipas tij nuk ka mobilizim dhe veprime konkrete.

Latifi në Klan Kosova, ka thënë që për këtë Qeveri ka pasur pritshmëri të mëdha nga qytetarët e Kosovës, të cilët e kanë votuar.

“Qeveria Kurti 2 karakterizohet me një lloj anemie dhe pagjakësie. Nuk ka shumë mobilizim, s’ka angazhim dhe veprime konkrete. Qytetarët e Kosovës me sigurinë më të madhe kanë pritur që Qeveria e re do t’i adresojë shumë më shpejt dhe më konkretisht temat me të cilat shqetësohet qytetari”.

Tutje Latifi tha që plani i Qeverisë për bujqësinë, sipas tij është i përgjithësuar.

“Jam fokusuar në leximin e planit qeverisës për bujqësi dhe me atë çka kam parë dhe jam konsultuar edhe me drejtorin e bujqësisë mendoj që plani për bujqësi është mjaft i përgjithësuar, nuk ka afate kohore s’ka dinamikë dhe nuk ka diçka të re që do të na befasonte për të mirë”.

“Ajo çka ne i kemi dëgjuar që bujqësia do të jetë prioritet edhe Qeveria Kurti 2, s’po besoj në bazë të asaj çka kam parë që bujqësia është prioritet. Vëmendja e kësaj qeverie nuk flet për rritje të buxhetit për bujqësi dhe ajo çka thuhet është e përgjithësuar s’ka risi dhe nuk ka afate kohore”, u shpreh Latifi.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Lajmet e Fundit