12 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Latifi: Idriz Vehapi dështoi në Rahovec

SmajlLatifi-rahovecIsh-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka kritikuar mënyrën e qeverisjes nga kryetari aktual Idriz Vehapi. Ai vlerëson se për shtatë muaj qeveria aktuale e Vehapit nuk ka demonstruar vullnet dhe vizion të punës.

“Besoj se qeveria komunale e Rahovecit gjatë kësaj periudhe nuk ka demonstruar vullnet veprues, plan pune, vizion të zhvillimit dhe nuk ka dëshmuar se ka filluar të përmbushë premtimet parazgjedhore”, thotë Latifi për “PrizrenPress’.

“Ky është edhe një argument i fortë se kjo qeveri nuk është e gatshme për të kryer punë në interes të qytetarëve”.

“Si asnjëherë më parë në komunën e Rahovecit janë ulur këmbëkryq dhe kërcënojnë hapur lufta e dukshme për interesa personale dhe grupore, punësime të disa militantëve pa kriter me kontrata mbi vepër etj”.

“ Po ashtu në frymën e përmbushjes së interesave të ngushta, Kuvendi Komunal i Rahovecit, me datën 30 korrik 2014, vendosi që të avancojë në këtë drejtim, ku me ndryshimet e kontestuar nga ana e MAPL-së në statutin e komunës, themeloi një drejtori të re, “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”.

“Pas ankesave, vajtimeve dhe lotëve të derdhur për më shumë se 7 muaj për të ashtuquajturat borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar, justifikimeve banale nga ana e tyre për mungesë plani të qeverisjes dhe fakteve të shumta të mospunës, kryetarit Vehapi dhe qeverisë së tij duket se i ka dalë boja”.

“Ashiqare, shihet se kryetari Vehapi gjen mjete për themelim të drejtorive të reja, punësim të militantëve etj., ndërkaq kur është fjala për investime dhe projekte zhvillimore të komunës, ende ankohet dhe vajton”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Blushi sjell librin e ri ‘pavarësisht përpjekjeve të disave që ai të mos botohej’

Shkrimtari shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri…por titulli i së cilit nuk është zbuluar ende. Blushi tha se moszbulimi...

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Lajmet e Fundit