Latifi: Katër rastet e reja në Rahovec janë persona të karantinuar prej ditësh

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se sot në Rahovec janë paraqitur katër raste të reja.

Kryetari Smajl Latifi thotë për RTV Dukagjinin se rastet e paraqitura janë familjarë të një punëtoreje që ishte infektuar më parë në Repartin e Hemodializës në Prizren.

“Personat në fjalë janë të karantinuar dhe është bërë ritestimi i tyre pasi më parë kishin dalë negativ”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Latifi thotë se këta persona nuk kanë asnjë simptomë dhe shpreson se në testimin e tretë do të shpallen të shëruar.

Ai thotë se rastet janë të izoluara dhe nuk ka frikë për paraqitjen e rasteve tjera nga kontaktet me ta.

“kjo javë do të jetë java e ritestimeve dhe do të rezultojnë të shëruar shumë raste pasi kanë më shumë se dy javë që rezultojnë të shëruar me COVID-19”, tha ndër të tjera Smajl Latifi./Telegrafi/

Më Shumë

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit