5.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Latifi numëron pasojat nga pandemia në komunën e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Kanal10 ku ka treguar se si po qëndron kjo komunë gjatë periudhës së pandemisë.

Latifi tha se që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithësej 137 raste, prej tyre 30 raste aktive, ndërsa numri i viktimave nga covid 19 ka shkuar në 21, shkruan kanal10.live

Ky numër i madh i vdekjeve e ka shqetësuar kryetarin e kësaj komnune.

“Ne i kemi evidentuar dhe kemi nderrmarrë disa masa dhe veprime për ti plotësuar rekomandimet nga IKPSHK mirëpo 86 i kemi të sheruar, numri i rasteve me fatalitet kuptohet që kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese është jo i vogël” tha kryetari.

Ai shtoi se, pandemia ka ndikuar në sektorin e bujqësisë duke i shkaktuar kështu humbje të mëdha në këtë fushë.

Të hyra të dobëta ka pasur në Komunen e Rahovecit duke filluar nga muajt prill, maj e qershor.

Edhe mungesa e mërgimtarëve gjatë sezonës së verës ka ndikuar që të kenë humbje të të ardhurat në këtë komunë.

“Është një numër tëpër i vogël i mergtimtarëve që kanë arritur të vijnë në vendlindjet e tyre dhe kjo po ndikon shumë. Është një humbje e madhe edhe për komunën tonë edhe për Kosoven mungesa e mërgimtarëve” shtoi Latifi.

Më Shumë

Nikqi rikthen buzëqeshjen, Liria fiton pas eliminimit nga Kupa

Pas zhgënjimit në Kupën e Kosovës, ku u eliminua në debutimin e trajnerit të ri Ismet Munishi, Liria e Prizrenit është rikthyer te fitorja në...

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Lajmet e Fundit