Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi është takuar me banorët e fshatit Dejnë.Latifi tha se vëmendja e tij nuk është larguar asnjëherë nga ky fshat.
“Investimet që janë bërë në këtë fshat kanë qenë pjesë e kësaj vëmendjeje”, tha Latifi.Ai tregoi se për periudhën katërvjeçare,ka hartuar plane konkrete për banorët e kësaj ane. “Bujqësia, infrastruktura dhe shërbimet tjera të nevojshme, janë pjesë e projektit tonë zhvillimor. Ne kemi plane shumë ambicioze për këtë rajon, ndërsa mbrojta e shtratit të Drinit të Bardhë, rikultivimi i tokave bujqësore, investimet në kapacitetet përpunuese të perimeve dhe mbështetje konkrete direkt për sektorin e prodhimtarisë bujqësore perimtarie do të jenë në vëmendjen tonë kryesore”, premtoi Latifi. Ai kërkoi nga banorët e këtij fshati që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Aktivisti i këtij fshati Muhamet Morina, tha ndërkaq se prania e Smajl Latifit dhe bashkëpunëtorëve të tij ka qenë gjithmonë e dobishme për fshatin . “Këtë e vërtetojnë edhe investimet që janë bërë dhe që po bëhen në fshatin tonë”, tha Morina.
Shefi i Shtabit Zgjedhor i AAK-së, Musa Cena, tha se ky subjekt politik ka nisur mbarë fushatën dhe ekziston një vullnet i jashtëzakonshëm i anëtarëve e simpatizantëve që të mbështesin fuqishëm kandidaturën e kryetarit aktual Smajl Latifi për kryetar edhe për një mandat katërvjeçar. “ Duke u nisur nga fakti se pikërisht këtu në Dejnë ka nisur riorganizimi i strukturave të degës së AAK-së, konsiderojmë se kjo e mbarë do t’na udhëheqë në fitoren bindëse të AAK-së”, tha Cena.
Bartës i listës zgjedhore të AAK-së, Fatmir Iska, tha se përzgjedhja e kandidatëve për Kuvendin e Komunës është bërë me transparencë të plotë dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve.” Ju vetë jeni përcaktuar për kandidaturën e Masar Bytyçit, prandaj duhet ta mbështetni atë dhe kryetarin Latifi që të vazhdojmë me punët e mira që jemi duke i bërë në tërë komunën”, Iska./PrizrenPress.com/