14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Latifi takim me drejtorët e shkollave: Buxhetin për shkollat ta shpenzoni me kohë

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina, kanë mbajtur sot takim me drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë dhe këshillin e prindërve nëpër shkolla.

Avni Morina, drejtor i DKA-së ka theksuar se ky është takimi i parë për këtë vit, ndërkaq sipas tij, takime të ngjashme do të ketë në vazhdimësi dhe se në këto takime do të diskutohet më në detaje mbarëvajtja e procesit mësimor në të gjitha shkollat e komunës.

Kurse Smajl Latifi, kryetar i komunës u tha drejtorëve të shkollave, koordinatorëve të cilësisë dhe këshillit të prindërve nëpër shkolla se në rend të parë është respektimi i ligjeve, udhëzimeve administrative që rregullojnë procesin arsimor dhe masat që janë në fuqi për mbrojtje nga pandemia COvid-19.

“Kërkoj nga të gjithë ju që përveç respektimit të ligjeve, udhëzimeve dhe masave për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, të jeni më të kujdesshëm që buxhetin e shkollave që e keni ta shpenzoni me kohë në mënyrë që ato mjete financiare të mos shkojnë në suficit por t’i bëni kërkesat me kohë në mënyrë që të kryeni punë me ato mjete financiare në shkollën tuaj”, ka thënë kryetari Latifi.

Nga ana e tyre drejtorët e shkollave thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me organet komunale dhe kryetarin si zyrtar kryesor administrativ.

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit