10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Messi do të mbetet te PSG-ja

Lionel Messi do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini. Mediat spanjolle kanë raportuar se ylli argjentinas mund të largohet nga Parisi pasi nuk është i lumtur te klubi francez.

Por 34-vjeçari që u transferua gjatë verës së shkuar nga Barcelona është i bindur se do të mbetet te PSG-ja.

Messi ka pasur probleme të shumta me lëndime që prej transferimit te PSG-ja duke mos arritur të japë më të mirën.

Por përkundër kësaj shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” beson se do të arrijë ta ndihmojë skuadrën drejt trofeve këtë edicion.

Messi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi.

Më Shumë

Hajdari pret Grupin e Grave Asambliste – diskutohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, ka pritur në takim Grupin e Grave Asambleiste, me të cilat...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Lajmet e Fundit