11.4 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Lazio nuk e shet Muriqin për më pak se 12 milionë euro

Lazio po e mendon shitjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi këtë verë, dhe jo huazimin apo të drejtën e riblerjes së tij. Nëse do të ketë një skuadër të interesuar për blerjen e sulmuesit shtatlartë, do të duhet të paguajë nga 11 deri në 12 milionë euro.

Strategjia e klubit është rrugë e detyrueshme për shkak të zhvillimit ekonomik të skuadrës. Nëse Muriqi 28-vjeçar nuk dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër në Itali, “biancocelestët” do të humbnin përfitimet tatimore, të cilat do t’i kishin nëse sulmuesi do të qëndronte në Itali për dy vjet dhe do të detyrohej t’u paguante autoriteteve të taksave milionat e kursyera fillimisht dhe kjo shifër arrin deri në 3.5 milionë euro.

Për këtë arsye, drejtori sportiv Igli Tare nuk mund ta ulë çmimin për Muriqin, pasi për të Lazio kishte paguar 20 milionë euro në vitin 2020. Një ofertë e mirë mund të vijë nga Galatasaray, por për momentin nuk ka asgjë konkrete, ka shkruar të mërkurën “Tuttomercatoweb”.

Muriqi do të përfshihet në listën e trajnerit Maurizio Sarri për fazën përgatitore. Lazio fazën parasezonale e nis të martën e ardhshme.

Më Shumë

LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e...

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, me vlerë rreth 8,000 euro

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim...

Lajmet e Fundit