LDK-ja arrin marrëveshje edhe me Nismën

LDK-ja ka arritur marrëveshje koalicioni edhe me Nismën në orët e vona derisa nesër pritet të nënshkruhet.

Klan Kosova merr vesh se Nisma do ta ketë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri, atë të Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale.

Sot gjatë ditës LDK zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR-në dhe minoritetet.

AAK do t’i ketë katër ministri dhe një zëvendëskryeministër, Lista Serbe ka dy ministri dhe po ashtu një zëvendëskryeministër.

Nga ky koalicion u zotuan se nuk do ta rrisin numrin e ministrive më shumë se 15.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit