14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Haskuka: Më shumë se gjysma e rasteve, po dalin të jenë nga Spitali i Prizrenit

Katër raste të reja kanë rezultuar sot pozitivë me COVID-19, në Prizren.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, kërkon nga qytetarët që të kenë kujdesë.

Postimi i Haskukës

Sipas njoftimit nga Qendra Operative për Kontrollin e Sëmundjeve, nga testet e sotme në Prizren janë diagnostifikuar edhe 4 persona me COVID-19.

Në total numri i rasteve të evidentuara me COVID-19 në komunën tonë tashmë është 65, ku 15 prej tyre janë shëruar dhe 2 prej tyre kanë ndërruar jetë. Pra, momentalisht i kemi 48 raste aktive në komunën tonë.

Më shumë se gjysma e rasteve në Prizren dalin të jenë nga Spitali Regjional i Prizrenit, stafi mjekësor, pacientët që kanë marrë trajtim në spital, familjet e tyre dhe kontaktet e tyre. Me siguri një pakujdesi e vogël aty, apo mospërmbajtje e rregullave, bëri që në Prizren numri i të infektuarve të arrijë shifrën 65.

Siç kemi theksuar shumë herë, problemi më i madh me këtë virus është se simptomet mund të vonohen deri në 2 javë. Gjatë kësaj kohe nëse nuk i përmbahemi masave dhe dalim e kontaktojmë njerëz të tjerë, nuk mbajmë distancë dhe nuk mbajmë mjete parandaluese, atëherë mund të vie deri tek përhapja shumë e shpejt e virusit.
Pra, një pakujdesi e vogël sot mund të rezultojë me numër të madh të të infektuarve në dy javët në vijim.

Andaj KUJDES!!! Rrini në shtëpi! Vetëm kur e keni të domosdoshëm dilni nga shtëpia. Mbani ditancën sociale dhe mbani maska e dorëza kur jeni në publik.
Ndihmoni që të përballojmë këtë pandemi, vetëm bashkë mund ta bëjmë këtë.
Për t’iu kthyer normalitetit nesër, sot duhet të jemi të disiplinuar.
Të qëndrojmë ndaras sot, ashtu që t’i gëzohemi jetës nesër!

Më Shumë

Feronikeli ’74 merr tre pikë të arta në luftën për mbijetesë përballë Malishevës

Feronikeli ’74 ka marrë fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 2-1. Ka qenë një pjesë e parë me shumë raste shënimi si për vendasit...

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Lajmet e Fundit